Probleme në zemër, Stevens largohet nga Hoffenheim

Sporti

Probleme në zemër, Stevens largohet nga Hoffenheim

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 00:54

Herët a vonë gjithçka mbaron, por është ndryshe kur fundi i një bashkëpunimi vjen paprimtas.

26 Tetorin e kaluar, Huub Stevens, trajner holandez që prej 20 vitesh punon në Gjermani duke përjashtuar eksperienca të shkurtra në Holandë, Austri dhe Greqi, pranoi të ulej në stolin e Hoffenheim që pas 10 javësh kampionat ishte në vendin e parafundit në klasifikim, edhe tani pas 10 ndeshjesh renditja është e njëjta dhe Stevens do të lërë skuadrën. Nuk bëhet fjalë për një pushim nga detyra pasi në këto dekada në Gjermani Stevens ka treguar vlerat e tij duke shpëtuar dy herë Stuttgartin kur rënia dukej e sigurt, por është vetë trajneri që thotë lamtumirë për shkak të problemeve në zemër dhe sipas të gjitha gjasave kjo është një lamtumirë përfundimtare ndaj profesionit të trajnerit.

“Prej ca kohësh kam probleme në ritmin e rrahjeve të zemrës. Është e mundur që ditët e ardhshme të operohem. Mendoj se e kam përfunduar karrierën time”.

Lojtarët e Hoffenheim e pritën lajmin të trishtuar, por duke e kuptuar se ishte e pamundur që të ndryshonin mendjen e trajnerit.

“Isha në Heidelberg për t’u kontrolluar. Tani do të kthehem për pak kohë në Holandë, por nëse operacioni është i nevojshëm do të kthehem sërish në Helderbeg pasi mjekët aty kanë besimin tim të plotë”.

Në Gjermani, Stevens ka drejtuar Schalken, Herthan, Këlnin, Hamburgun, Stuttgardin dhe Hoffeneheim. Vec këtyre ka drejtuar dhe Rhodan, PSV, Red Bullin e Salsburgut dhe Paokun e Selanikut. Ka fituar 3 tituj me PSV dhe një në Austri, por suksesin më të madh e ka arritur me Schalken kur në 1997 fitoi Kupën Uefa duke mundur në finalen e fundit që u luaj me formulën e dy ndeshjeve vajtje-ardhje Interin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat