Franca miqësore me Kamerunin dhe Skocinë

Sporti

Franca miqësore me Kamerunin dhe Skocinë

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 00:52

Franca një prej tre kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin A të Euro 2016, ka përcaktuar edhe dy sfidat e fundit miqësore që do të zhvillojë përpara fillimit të kampionatit europian. Vendi organizator i kompeticionit të verës së ardhshme në datën 30 Maj do të sfidojë Kamerunin në Nantes, ndërsa 5 ditë më pas, në 4 Qershor përfaqësuesja e gjelave do të masë forcat me Skocinë në Metz.

Krerët më të lartë të federatës franceze të futbollit dhe stafi teknik i ekipit përfaqësues me në krye Didier Deschamps shikojnë te Kameruni dhe Skocia dy kombëtare të ngjashme me Shqipërinë dhe Rumaninë për nga mënyra sesi luajnë dhe sipas tyre këto këto dy teste miqësore mund ti shërbejnë shumë bluve, për ti përballuar sa më mirë ndeshjet e grupit A. Franca do të zhvillojë edhe dy sfida të tjera miqësore më herët, pasi në muajin Mars do të përballet Holandën dhe Rusinë. Debutimin në Euro 2016 përfaqësuesja e gjelave do ta bëjë në datën 10 Qershor teksa do të zhvillojë ndeshjen e hapëse në Paris ndaj Rumanisë së Anghel Iordanescut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat