Juve është agresiv dhe i do tri pikët ndaj Napolit

Sporti

Juve është agresiv dhe i do tri pikët ndaj Napolit

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:38

Roberto Pereyra thotë se Juventusi bën futboll shumë më agresiv se në fillim të sezonit dhe pret një spektakël në ndeshjen kundër Napolit.
Bianconerët e nisën keq sezonin, mirëpo kanë regjistruar 14 fitore radhazi në Serie A duke u ngjitur në vend të dytë, vetëm dy pikë prapa Partenopei, ndaj të cilëve luajnë të shtunën.

“Ky Juve është shumë më agresiv dhe këtë mund ta shihni nga ndeshjet që i kemi zhvilluar deri më tash”.

“Ne i marrim duelet përpara dhe gjithmonë duam të fitojmë. Juve është ekip i vështirë dhe i përulur që gjithmonë beson në vetvete”.

“Krahasuar me sezonin e kaluar, kampionati është shumë më konkurrues dhe entuziazmues, ndërsa dallimi ndërmjet skuadrave është më i vogël”.

“Ndaj Napolit do të jetë ndeshje e bukur për t’u shikuar, por akoma më mirë nëse luaj në të. Pres një spektakël të madh në Juventus Stadium. Qëllimi ynë është që t’i marrim tri pikët”, ka deklaruar Pereyra për JTV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat