Liverpooli kërkon falje, nuk e ngrit çmimin e biletave

Sporti

Liverpooli kërkon falje, nuk e ngrit çmimin e biletave

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:35

Pronarët e Liverpoolit kanë kërkuar falje nga tifozët e klubit dhe kanë njoftuar se çmimet e biletave nuk do të shtrenjtohen në dy sezonet e ardhshme.
Ditë më parë klubi kishte prezantuar planin për ndryshim të çmimit të biletave nga sezoni i ardhshëm, por ishte kritikuar menjëherë dhe nuk ishte pritur mirë nga fansat e klubit.

Klubi kishte njoftuar se një biletë do të kushtojë 77 funte nga sezoni i ardhshëm. Për shkak të këtij njoftimi, në ndeshjen e së shtunës ndaj West Hamit, 10 mijë fansa të Liverpoolit lanë takimin në Anfield në minutën e 77-të në shenjë proteste.

Tani një biletë do të kushtojë 59 funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat