Juve-Napoli dueli i titullit dhe milionave

Sporti

Juve-Napoli dueli i titullit dhe milionave

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:02

Më e mira e futbollit italian do të zbresë të Shtunën në fushë. Në Juventus Stadium, do të luhet Juve-Napoli një duel që mund të vendosë shumë përsa i përket titullit kampion në Serinë A. Përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që kryesojnë klasfikimin por edhe dy klubet që mund të ofrojnë më shumë përsa i përket planit teknik. Mbi të gjitha kjo Juventus-Napoli do të jetë një sfidë milionash sepse në tapetin e gjelbërt të Juventus Stadium do të zbresin njëkohësisht në fushë dy skuadrat e Serisë A me vlerën më të lartë të futbollistëve në treg plot 850 milionë Euro.

Juventusi i Massimiliano Allegrit ka një vlerë që kap shifrën e 486, 6 milionë Eurove ndërsa Napoli i Maurizzio Sarrit ndalet në kuotën e 359,9 milionë Eurove. Vetëm Juventusi e Napoli përbëjnë 1/3 e pasurisë së të gjithë Serisë A. Futbollistët më të vlerësuar që bëjnë pjesë te këto dy skuadra janë Paul Pogba dhe Gonzalo Higuain që janë gjithashtu edhe lojtarët më të shtrenjtë të kampionatit italian. Më pas vinë Dybala nga njëra anë dhe Hamsik nga krahu tjetër. Shumë miliona në fushë për një sfidë që mund të vendosë titullin, në këto momente Juventus-Napoli është pa të më voglin dyshim ndeshja që mund të shërbejë si një kartolinë e futbollit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat