Lorenzo kërkohet nga Ducati, por është i lumtur te Yamaha

Sporti

Lorenzo kërkohet nga Ducati, por është i lumtur te Yamaha

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:02

Ducati po bën gjithcka për ti rrëmbyer Jorge Lorenzon, Yamahas, por për momentin piloti nga Majorka as që e mendon largimin nga skuadra japoneze. Lorenzo i cili në vitin 2015 fitoi titullin e tij të tretë në Moto Gp pas një dueli të ethshëm me shokun e skuadrës, italianin Valentino Rossi në një intervistë nënvizon se për momentin është i lumtur te Yamaha. ” Edhe në momentet më të vështira kam deklaruar që ëndrra ime është të tërhiqem këtu”, shprehet 28-vjecari spanjoll. Lorenzo më tej shton se nëse qëndron edhe për shumë vite te Yamaha ai i ka të gjitha mundësitë për të shndërruar në pilotin më fitues të të gjitha kohërave te skuadra japoneze.

Pas titullit të fituar nga Valentino Rossi në vitin 2009, Jorge Lorenzo është i vetmi pilot që ka arritur të triumfojë me Yamahan. Në vijim të intervistës së tij spanjolli u rikthye të fliste edhe për kampionatin e fituar në garën e fundit atë të Valencias sezonin e kaluar. “Është e vërtetë që një pjesë e skuadrës mbeti disi e zhgënjyer pasi për titullin luftoja unë me Rossin. Megjithatë respekti i Lorenzo për Valentinon nuk mungon:” Është dicka fantastike të jesh në moshën e tij dhe të garosh në këto nivele, shprehet në përfundim spanjolli i Yamahas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat