Reagon Liverpooli, u kërkon falje tifozëve

Sporti

Reagon Liverpooli, u kërkon falje tifozëve

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 20:44

Protesta e tifozëve të Liverpoolit kundër rritjes së çmimit të biletave, ka dalë të jetë e suksesshme.

Mbi 10 mijë tifozë të Liverpoolit, në ndeshjen e fundit në Anfield Road lëshuan stadiumin në minutën e 77’, si shenj proteste ndaj klubit për rritjen e çmimeve të biletave.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Liverpoolit, të dalin me një komunikatë zyrtare, të cilën e lëshuan në faqen e klubit.

Me anë të asaj komunikate, drejtuesit e Liverpoolit fillimisht u kërkojnë falje tifozëve për rritjen e çmimeve, duke thënë se ky veprim i skuadrës ka qenë i gabueshëm, ndërsa kanë bërë të ditur se çmimet e biletave për dy edicionet e ardhshme, do të mbetën ato që janë sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat