Në rrezik çdo ekip

Sporti

Në rrezik çdo ekip

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:37

Një pjesë e madhe e ekipeve kanë gjetur si “strehë” të përshtatshëm Durrësin në Shqipëri që t’i zhvillojnë përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Në Durrës stërviten me përkushtim disa ekipe elite madje zhvillojnë edhe ballafaqime miqësore për të parë formën e tyre në prag të fillimit të stinorit pranveror (27 shkurt). Ndër ekipet që po i vazhdon përgatitjet në këtë vend është edhe Liria nga Prizreni. Futbollisti i Lirisë, Florim Bërbatovci, shprehet se kushtet janë të mira për stërvitje në qytetin bregdetar dhe deri më tash kanë zhvilluar edhe dy takime miqësore.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat