Gabimi fatal i Zurich-ut me Sadikun

Sporti

Gabimi fatal i Zurich-ut me Sadikun

Nga: Fitim Dika Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 18:17

Para gjashtë muajsh ekipi zviceran, Zurich, kishte aq shumë sulmues, sa që Dimitri Oberlin (18), u detyrua të transferohet drejt Salzburgut, shkruan media zvicerane “Blick.ch”. Tani aty kanë mbetur vetëm kamerunasi Franck Etoundi dhe rusi Alexander Kerschakov. Duke i munguar alternativave Zurich-ut, Innert ofendoi ditë më parë klubin, Gavranoviv u shit, ndërsa u dha si huazim sulmuesi shqiptar Armando Sadiku. Mirëpo kjo i ka kushtuar klubit. Pasi klubit i mungon një kompaktësi që e kishte më parë. E pakuptueshme është edhe fakti, që Sadiku është kthyer në golashënuesin më të mirë të Vaduzit. Zurich-u e kishte situatën në dorë, por nuk e shfrytëzoi. Është gabim të mendohet se tani Sadiku do të rikthejë, si me rastin e Davide Chiumineto, kohë më parë?.
Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat