Shqiptari ia siguron fitoren Copenhagen-it

Sporti

Shqiptari ia siguron fitoren Copenhagen-it

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 17:17

Futbollisti shqiptar, Bashkim Kadrii, ka qenë protagonist i triumfit të skuadrës së mirënjohur daneze, Kopenhagen. Danezët shënuan fitore në miqësore me rezultat minimal 1:0 kundër AIK-ut nga Stokholmi i Suedisë. Mesfushori shqiptar në minutën e 88-të vulosi fitoren e skuadrës së tij. Kjo ndeshje për trajnerët ka qenë e mirë për të parë edhe në cilat reparte çalojnë më shumë. Copenhagen deri më tash ka zhvilluar tri miqësore dhe të gjitha i ka fitore, duke e mposhtur me 2:0 Lyngbin (Danimarkë) dhe me 1:0 Malmon e Suedisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat