De Biasi: Berisha nuk vjen në Francë!

Sporti

De Biasi: Berisha nuk vjen në Francë!

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:12

Besart Berisha nuk do të jetë në Francë. Giani de Biasi ka bërë të qartë faktin se sulmuesi i Kosovës nuk do të udhëtojë me grupin e tij në Europianin e 2016-ës.
Në një intervistë për TVSH, trajneri i kuqezinjve ka qartësuar tifozat dhe opinionin publik në lidhje me grumbullimin e Berishës në Francë.

“Berisha nuk do të vijë me ne! Edhe nëse shënon çdo të dielë. Problemi qëndron se kur Besart Berisha mori ftesën, nuk erdhi sepse ishte në pjesën tjetër të botës. Tani është po në pjesën tjetër të botës dhe le të rrijë atje!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat