Befason Ferguson: Ky është trajneri më i mirë në Premierligë

Sporti

Befason Ferguson: Ky është trajneri më i mirë në Premierligë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 14:38

Sir Alex Ferguson mendon se Mauricio Pochetino është trajneri më i mirë aktualisht në Premierligë.

Mauricio Pochetino, strategu argjentinas i Tottenhamit, është trajneri më i mirë aktualisht në Premierligë. Kështu mendon ish trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

"Pochetino është trajneri më i mirë në Premierligë. Mënyra si ai po e drejton skuadrën dhe se si skuadra po përmirëson formën e bën Pochetinon trajnerin më të mirë të sezonit" ka thënë Ferguson.

Pikërisht Pochetino vlerësohet një nga kandidatët e mundshëm që ta zëvendësoj Louis Van Gaalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat