A do të largohet nga Milani?

Sporti

A do të largohet nga Milani?

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 13:59

Tifozët e Milanit në një farë forme janë edhe të shqetësuar, sepse mund të largohet sulmuesi francez, M’Baye Niang. Ai është në formë të mirë sidomos në takimin e javës që e lamë pas (në Serie A) shënoi për Milanin në barazimin (1:1) ndaj Udineses. Për futbollistin janë të interesuar kryesuesi i Premier League, Leicester Cityt, por Niang ka thënë se largimi nuk i ka shkuar kurrë në mendje. “Kurrë nuk e kam menduar largimin nga Milani, megjithëse disa njerëz kanë menduar se gjithçka është e kryer. Dua ta mbaroj këtë edicion me Milanin”, ka thënë Niang, i cili deri më tash ka realizuar pesë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat