Xhaka kritikon trajnerët e Bundesligës: U thonë lojtarëve të më provokojnë!

Sporti

Xhaka kritikon trajnerët e Bundesligës: U thonë lojtarëve të më provokojnë!

Nga: Fitim Dika Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 11:59

Në fundjavë vjen ai përsëri! Pas tre pezullimeve, ai do luajë me Gladbach kundër HSV, e dielë, por si “bos”, shkruan tabloidi zviceran Blick.ch. Ai do mbajë shiritin e kapitenit përsëri.

“E di, se ka trajnerë në Bundesligë, që u thonë lojtarëve të tyre- provokoni Xhakën!. Kjo është e tmerrshme,” thotë Xhaka, përcjell Bota sot. Ai e ka të vështirë të qëndrojë i qetë dhe bie shpejt në provokim.

“Kur ndokush dhjetë herë më gjuan në këmbë ose kur më provokon 90 minuta gjatë ndeshjes,” thotë në fund Xhaka, unë përsëri tani do qëndroj i qetë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat