Xhaka: Nuk mund t’i them jo kësaj skuadre

Sporti

Xhaka: Nuk mund t’i them jo kësaj skuadre

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 11:54

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka thënë se nuk do të mund t’i thoshte jo një oferte të Manchester Cityt.

Trajneri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadrën e tij të re dhe njëri ndër emrat që më së shumti lakohet është kapiteni i Borussia Borussia Moenchengladbach, Granit Xhaka.

Lojtari ka folur për kalimin e mundshëm në Angli, duke thënë se është e vështirë t’i thuhet jo një oferte të tillë.

“Logjikisht është e vështirë për t’i thënë jo një klubi si Manchester City”.

“Nëse Gladbach nuk do të më lejoni të shkoj, unë nuk kam asnjë shans për të ndryshuar vendimin”, ka thënë Xhaka për Sport Bild.

Gjatë janarit ka pasur fjalë se për Xhakën kanë shfaqur interesim skuadrat si: Liverpool, Arsenal, Inter, Napoli e Bayern Munich, por ai vazhdoi qëndrimin në Gjermani.

Moenchengladbach e vlerëson lojtarin mbi 25 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat