Kjo është e ardhmja e Turan

Sporti

Kjo është e ardhmja e Turan

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 09:45

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, nuk do të largohet drejt Kinës dhe këtë e thotë menaxheri i tij Ahmet Bulut.

Sipas mediave skuadra e Beijing Guoan i ka ofruar një pagë prej 20 milionë eurosh turkut.

Mesfushori turk vetëm në janar ka debutuar me Barcelonën pas kalimit nga Atletico Madrid për një shumë prej 34 milionë eurosh.

Menaxheri i lojtarit thotë se lojtari i tij nuk do ta lë Barcelonën.

“Nuk është e vërtet që Arda ka marrë oferta nga Kina”.

“Arda nuk është duke e menduar largimin tani, por as gjatë verës”, ka thënë Bulut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat