Mashtrohet Wenger, transferoi personin e gabuar të Leicesterit!

Sporti

Mashtrohet Wenger, transferoi personin e gabuar të Leicesterit!

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 09:24

Ish-krye skauti i Leiceter City ka konfirmuar se është duke marrë një rol në Emirates Stadium, por Gary Lineker beson se Gunners nuk e kanë angazhuar personin adekuat.

Lineker ka pohuar se Arsenali nuk e ka transferuar personin e duhur nga lideri i Ligës Premier, Leicester.

Gjatë kësaj jave, Ben Wrigglesworth, i cili ishte në kryet të shtabit teknik të skautëve të Leicesterit, ka konfirmuar se do të jetë skauti i ri i Arsenalit.

Por Lineker, i cili filloi karrierën e tij në Leicester City, beson se ndihmëstrajneri i klubit, Steve Walsh është njeriu që Arsene Wenger është duhur ta ketë një rol prapaskenave të ekipit londinez.

"Më pëlqen se si gaboi Arsenali. N'Golo Kante, por edhe Riyad Mahrez, Jamie Vardy. Katër të paktën janë lojtarë që i ka sjell një skaut", ka thënë ish-sulmuesi i Anglisë.

"Steve Walsh është personi i cili gjeti këta lojtarë dhe i bleu. Unë e di se ku e gjeti Riyad Mahrezin”, ka thënë Lineker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat