Atletico Madrid: Portieri Jan Oblak zgjat kontratën deri në 2021

Sporti

Atletico Madrid: Portieri Jan Oblak zgjat kontratën deri në 2021

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:26

Portieri slloven i Atletico Madrid, Jan Oblak, ka zgjatur kontraten e tij me nje vit me klubin madrilen, me te cilin do te luaje deri ne 2021, beri te ditur Atletico te marten nepermjet nje njoftimi zyrtar.

“Portieri slloven ka nenshkruar zgjatjen e kontrates edhe per nje vit suplementar”, theksoi klubi madrilen.

Oblak, 23 vjec, erdhi tek Atletico ne sezonin e kaluar nga Benfica Lisbonna.

Ne Ligen e Kampioneve, Oblak ka pesuar 3 gola ne 6 ndeshje, ndersa gjate 29 ndeshjeve zyrtare qe ka luajtur kete sezon, ka pesuar 18 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat