Çka tha Klopp pas eliminimit në minutën e 121-të (Video)

Sporti

Çka tha Klopp pas eliminimit në minutën e 121-të (Video)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:23

Jurgen Klopp ka folur pas eliminimit nga FA Cup në minutën e 121 të takimit nga West Ham United.
Trajneri i Liverpoolit, Klopp ka thënë se lojtarët e tij krijuan shumë raste për shënim, por fatkeqësisht ato nuk i shfrytëzuam.

Ai ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve të rinj në këtë takim si dhe paraqitjen e Lucas Silvas në rolin e qendërmbrojtësit.

“Është shumë e vështirë. Ne ishim ekip më i mirë, ne krijuam shumë raste, por të cilat nuk i shfrytëzuam”.

“Nuk dua të flas për rastin e faullit para shënimit të golit të Ogbonnas pasi që nesër do të bëhesha temë e diskutimit. Mendoj se nuk ishte ndërhyrje e palejuar, por më duhet ta shoh sërish atë. ”

“Silva luajti mirë. Të gjithë luajtëm mirë, por tani duhet të shikojmë ndeshjet e radhës. Duhet të punojmë më shumë nëse dëshirojmë të kemi një të ardhme më të mirë”, ka thënë Klopp.

Liverpool u mposht pas shtesave dy herë nga 15 minuta me rezultat 2:1 kundër West Hamit Unitedit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat