Prishtina në stilin e kampionit! (Video)

Sporti

Prishtina në stilin e kampionit! (Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 21:16

Sigal Prishtina tregoi fuqinë e kampionit në ballafaqim me Levskin 2014 nga Sofja, duke i shkaktuar humbje me rezultat 89:66 (24:13, 20:16, 20:16, 25:21), në takimin e xhiros së dytë të grupit D të rrethit të dytë të Sigal Uniqa Liga Ballkanike në basketboll.

Në të katër çerekët prishtinasit dëshmuan lojë më të organizuar, një mbrojtje të fortë dhe me sulme të shpejta, realizuan fitore me 23 pikë dallim. Kjo ishte fitorja e dytë rresht pas asaj në Gjevgjeli me rezultta 87:75 ndaj Kozuvit. Dardan Berisha e administroi lojën me shumë kujdes, duke qenë edhe pikëshënuesi më i mirë, gjithsej 23 pikë.

Ai krahë të fortë ka pasur edhe Jason Washburn me 15 pikë, pastaj Muhamed Abukar (12), Willie Kemp (10), duke e deklasuar rivalin. Kampioni në fuqi çerekun e parë e nisi furishëm duke udhëhequr me 11 pikë (24:11) dhe me kalimin e kohës e thelluan fitoren. Sigal Prishtina prin me 4 pikë në grupin D, i ndjekur nga Levski (3), si dhe Kozuv e Peja që kanë nga dy pikë, por me një ndeshje më pak.

Në takimin e radhës, me 24 shkurt Sigal Prishtina pret Pejën, ndërsa Bashkimi do të luajë si mysafir (23 shkurt) i Beroes.

Sigal Prishtina-Levski 89:66
Qendra e Rinisë dhe e Sportit, Prishtinë.
Shikues: 2.000.

Gjyqtarë: I. Dragojeviq, Z. Ruteshiq, M. Kalugjeroviq.
Sigal Prishtina: Washburn 15, Kemp 10, Warren 8, Marinov 5, Morina 7, Azemi 4, Berisha 23, Mazreku 4, Sinani 1 dhe Abukar 12.

Levski 2014: Hadzhirusev 3, Simeonov 7, Doychinov 10, Slaveykov 26, Minchev 11, Zahariev 2, Peychinov 4, Petkov 3, Ivkov dhe Kirilov.

RRUGËS SY PATREMBUR...#HajdePrishtinë #PrishtinaPlisat

Posted by KB Prishtina on Tuesday, 9 February 2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat