Xhaka do mbetet kapiten i Gladbach

Sporti

Xhaka do mbetet kapiten i Gladbach

Nga: F.D. Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 20:01

Prej tre javësh Granit Xhaka duheshte të qëndrojë larg fushave si dënim i kartonit të kuq. 23 vjeçari duhet të rikthehet të dielën në ndeshjen kundër HSV, dhe sipas informacioneve që disponon «Sportbild», ai duhet të jetë përsëri kapiten i klubit.

“Trajneri ka ardhur tek unë dhe më ka lutur që të mbaj shiritin e kapitenit,” tha Xhaka. Ky i fundit e ka pranuar ofertën, edhepse kohë më parë donte atë t'ia dhurojë ish kapitenit Martin Stranzi, që prej kohësh nuk aktivizohej për shkak të lëndimit.

Mirëpo duket se gjërat paskan ndryshuar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat