Kamberi: Ndaj Baselit do të japim maksimumin

Sporti

Kamberi: Ndaj Baselit do të japim maksimumin

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 19:38

Futbollistët shqiptar po dëshmojnë formë të lartë në Superligën e Zvicrës. Armando Sadiku realizoi dy gola për fitoren e Vaduzit me rezultat 5:2 kundër Luganos dhe Florian Kamberi shënoi për Grasshoppersin në barazimin 1:1 në Bernë me Young Boysin. Sulmuesi i talentuar shqiptar, Florian Kamberi, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se kjo nuk është e gjitha që ka bërë, por premton edhe më tepër në takimet e ardhshme. Kamberi është edhe më i motivuar jo vetëm që shënoi gjatë javës që lamë pas (java e 19-të), por edhe që është në 11-shin më të mirë të javës nga portali i njohur zviceran ‘Blick’. Synimi i Kamberit është që të jap maksimumin në çdo takim dhe të fitojnë sa më shumë pikë në realizimin e synimeve të skuadrës. Grasshoppersi aktualisht është në pozitën e 2-të me 34 pikë, ngec për 12 sosh nga kampioni në fuqi, Baseli.

20-vjeçari po përgatitet me ekipin e tij për derbin e fundjavës (me 14 shkurt), ku do të ndeshen me Baselin. Ndryshe, sulmuesi shqiptar deri më tani ka realizuar tri gola në fanellën e Grasshoppersit. Ai ishte hera parë që luajti nga minuta e parë dhe këtë besim të trajnerit e shpërbleu me gol.
“Bota sot”: Si ndjeheni që portali “Blick” iu ka vlerësuar lart dhe iu fut në 11-shin e javës në Kampionatin e Zvicrës?
Florian Kamberi:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat