Publikohen çmimet e biletave të ndeshjes Austri-Shqipëri

Sporti

Publikohen çmimet e biletave të ndeshjes Austri-Shqipëri

Nga: Fitim Dika Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 19:27

Janë bërë publike çmimet e biletave mes ndeshjes Austri-Shqipëri, 26 mars, 17:30, në Vjenë të Austrisë.

Në faqen zyrtare të Federatës Austriake të Futbollit, oefb.at, përveç çmimeve nëpër tribuna të ndryshme, bëhet e ditur se do ketë uljë çmimesh për studentët, pensionistët dhe ushtarët, ndërsa invalidët do e kenë gratis, njofton Bota sot.

Bila më e shtrenjtë do kushtojë 40 euro, që do jetë në tribuna përballë, Sektori B/E, ndërsa për studentët dhe të rinjtë deri në 19 vjeç do kushtojë 32 euro. Invalidët dhe fëmijët ndër 14 vjeç do u kushtojë vetëm 13 euro.

Pas portierit: Sektori C / D (tifozët austriakë) – A / F Bileta për të rritur – 24,00 €. Të rinjtë deri 19 vjeç, studentë deri 26 vjeç – 19,00 €. Pensionistë, ushtarë, invalidë, fëmijë deri në 14 vjeç – 8,00 €.

Tribuna kryesore: Sektor B / E – Rangu 3. Bileta për të rritur – 32,00 €. Të rinjtë deri 19 vjeç, studentë deri 26 vjeç – 26,00 €. Pensionistë, ushtarë, invalidë, fëmijë deri 14 vjeç – 10,00 €.
Shoqëruesi i ndonjë invalidi duhet të paguajë çmim modest prej 15 eurove.

Prej tani mund ti bleni biletat, ndërsa nga 68,500 ulëse, një përqindje e vogël e biletave mund të blehet edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat