Logo e re pa sponsor për Premier Ligën

Sporti

Logo e re pa sponsor për Premier Ligën

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 16:39

Premier Liga angleze do te kete nje logo te re pa sponsor duke nisur nga sezoni 2016-2017, duke zgjidhur kontraten aktuale te lidhur me banken Barclays qe prej 12 vjetesh, bene te ditur te marten organizatoret e kampionatit anglez.

Ikona e Premier Ligës që nga viti 1992, që është luani, tashme do të ketë një ndryshim, pasi në logon e re do të duket vetëm koka e tij.

Veç kësaj, nuk do të quhet me “Barclays Premier League”, por vetëm “Premier League”, ose “PL”.

Qe nga viti 1993 – 2001, kanadezet e Carling kane qene sponsoret e pare te Premier Liges angleze te futbollit.

Ne vitin 2012, me nenshkrimin e kontrates per tre vjet, Barclays pagoi 154,8 milione euro per organizatoret, duke vendosur emrin e vet ne fanellat e kampionatit kreativ te futbollit boteror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat