Andy Murray bëhet baba

Sporti

Andy Murray bëhet baba

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 13:31

Ylli britanik i tenisit, Andy Murray, është bërë baba i një vajze.

Gruaja e tij, Kim Sears, ka lindur të dielën.

Murray, aktualisht numri dy në botë, ka folur për perspektivën e të qenët baba në prag të turneut Australian Open, muajin e kaluar, duke thënë se familja e tij do të jetë prioritet.

"Fëmija dhe gruaja ime janë më të rëndësishme për mua sesa një ndeshje tenisi", ka thënë Murray.

Ai është shpallur dy herë Personalitet i Vitit në Sport nga BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat