Keta: Është vetëm një luftë sportive

Sporti

Keta: Është vetëm një luftë sportive

Nga: K.Goca Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 13:23

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Gjetan Keta, po përgatitet maksimalisht për meçin e 19 shkurtit, ku do të përballet me turkun Gokalp Ozekler -Sulltani. 32- vjeçari nga Bulqiza e Shqipërisë që jeton dhe vepron në Munih të Gjermanisë, synon të jetë sa më i gatshëm për këtë sfidë që do të zhvillohet në Tiranë. Ky meç është i vlefshëm për titullin WBC dhe njëkohësisht zgjon edhe interesim të madh të tifozëve. “Të bësh ndeshje kundër një boksierit që mban emrin Sulltan, nuk do të jetë lehtë, por kjo është vetëm një luftë sportive”, ka thënë Keta. “Boksieri shqiptar me tatuazhin e Skënderbeut në krahë, ka synime të mëdha vetëm për fitore. Boksieri turk është mjaft i mirë dhe ka vetëm një humbje, tha Halit Nezaj, menaxher për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat