Me pesë sportistë më Lojërat Ballkanike

Sporti

Me pesë sportistë më Lojërat Ballkanike

Nga: K.Goca Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:45

Kolegji Universi me pesë sportistë më Lojërat Ballkanike. “Duke qenë pjesë e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike (BUA), Kolegji Universi do të marrë pjesë me pesë sportistë në Lojërat Ballkanike për studentë, të cilat do të mbahen në Thrakia të Turqisë, prej 8-10 maj. Kështu, Kolegji Universi në këto lojëra do të përfaqësohet me dy mundës: Edon dhe Egzon Shala dhe me tre pingpongistë Baton Çitaku, Ylli Prestreshi dhe Nuraj Kurtesh. Bazuar në nivelin që kanë, të dy mundësit tanë pritet të arrijnë suksese të mëdha në këto lojëra, ndërkohë që edhe pingpongistët presin rezultate të mira”, thuhet nga Kolegji Universi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat