Ish-trajneri i Romës: Napoli do ta mposhtë Juven

Sporti

Ish-trajneri i Romës: Napoli do ta mposhtë Juven

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 09:09

Zdenek Zeman parashikon që Napoli ta mposhtë Juventusin, sepse të zgjedhurit e Maurizio Sarrit luajnë futbollin që atij i pëlqen.

Lideri i Serie A është mysafir i kampionit në fuqi në fundjavë dhe trajneri çek ka dhënë parashikimet e tij.

“Allegri e di se çfarë duhet të bëjë për të luajtur ndaj Napolit”.

“Kundër një sulmi prej tre lojtarësh, mbrojtja me tre lojtarë zakonisht vuan, por unë po flas nga përvoja personale”.

“Maurizio Sarri? Ai dëshiron ta heqë presionin duke thënë se janë më të dobët, por ai nuk beson në atë që thotë”.

“Parashikimi? Do të thosha Napoli, sepse luajnë futbollin tim, me mentalitetin tim”, ka deklaruar trajneri i Luganos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat