Gjelbrim Taipi shënon dy gola, i pari ngre gjithë publikun në këmbë (Video)

Sporti

Gjelbrim Taipi shënon dy gola, i pari ngre gjithë publikun në këmbë (Video)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 09:01

Është minuta e 33, kur Taipi, 23, nga Lugina e Preshevës, ngre në këmbë gjithë tifozët e Wiler Bergholz. Një gol nga 25 metra distancë, në këndin e shtyllës, mund të shpallet prej tani si goli i muajit në Zvicër, shkruan tabloidi zviceran. Blick.ch.

Ndeshja e ligës së dytë zvicerane mes FC Wil dhe Schaffhausens mbaroi me fitoren e thellë, 3:0, për nikoqirët, ku krahas golit spektakular, në minutën e 85 thelloi rezultatin Erhan Yilmas nga goditja e lirë, ndërsa në minutat shtesë shënoi nga penaltia, përsëri 23 vjeçari shqiptar, njofton Bota sot.

Momentalisht klubi i Gjelbrim Taipit ndodhet në vendin e dytë, pas Lausanës, që është në epërsi prej gjashtë pikësh./Bota sot

Traumtor Gjelbrim Taipi gegen FC Schaffhausen

Hier noch einmal das Traumtor von Gjelbrim Taipi im Video. #TordesMonats #WILFCS #HoppWil

Posted by FC Wil 1900 on Monday, February 8, 2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat