Talenti shqiptar Dren Hoxha pas ndryshimit të klubit: Jam i ri, e ardhmja premton më shumë

Sporti

Talenti shqiptar Dren Hoxha pas ndryshimit të klubit: Jam i ri, e ardhmja premton më shumë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 08:48

Ai ka lindur në Offenbacher, ndërsa para pak ditësh vendosi të shkojë nga liga e tretë gjermane në ligën e katërt (regjioni jugperëndimor), për t’u aktivizuar me klubin e tij të lindjes, OFC. “Ky ishte një veprim i mençur,” thotë gazeta për vendimin e tij.

„Offenbach është vendlindja ime. Por më së shumti është gëzuar familje ime që kam ardhur këtu,” thotë ai, që vjen pas dy vjet e gjysmë përsëri në vendlindje, përcjell Bota sot.

Por talenti 21 vjeçar ka pasur oferta edhe nga FC Schalke, i cili ka luajtur edhe me grupin U23, duke shënuar edhe tre gola gjatë aktivizimit të dy ndeshjeve. “Nuk më pëlqen të aktivizohem në klubin e dytë të FC Schalke. Ose shkon më lartë në Schalke ose zgjedh ndonjë klub tjetër,” thotë ai pas mos qëndrimit më të gjatë atje.

Gjatë sezonës paraprake ai ishte pjesë e ligës së trete regjionale, Vfr Aalen, por atje nuk ishte me fat. “Në Aalen nuk u aktivizova shumë se trajneri merrej më tepër me lojtarët me eksperiencë,” thotë ai që luajti vetëm dy herë. “Nuk isha i kënaqur,” vërteton 21 vjeçari.

Ai shpreson që gjatë sezonës së ardhshme të aktivizohet diku tjetër, por çdo gjë mbetet e hapur. “Jam akoma i ri. Vendimi do jetë i rëndësishëm për klubin por edhe për mua.” /Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat