Mediat braziliane: Ish talenti i Santosit luan në Shqipëri

Sporti

Mediat braziliane: Ish talenti i Santosit luan në Shqipëri

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 23:16

Shikohej si Robinho i ri i Santosit, por tashmë synon të ringrihet nga kampionati shqiptar.

Është ky titulli që një për mediave sportive në Brazil, “Uol Esporte”, i ka kushtuar sulmuesit të Skënderbeut, Renato Carlos, i njohur nga të gjithë si Renatinho. Natën e 6 Qershorit të vitit 2007, Renato Carlos Martins Junior një nga premtimet më të mëdha të akademisë së Santosit për pak sa nuk u shndërrua në një hero për klubin paulistë. Renatinho atë mbrëmje realizoi një dygolësh në sfidën e kthimit gjysmëfinale të Copa Libertadores mes Santosit dhe Gremios, por pavarësisht fitores 3-1 skuadra e tij nuk u kualifikua në finale. Tashmë që ka pothuajse 9 vite që është larguar nga Santosi, karriera e tij ka patur shumë ulje ngritje, por sipas “Uol Esporte”, Shqipëria, të cilën kjo media e cilëson si nga vendet më të varfëra të Europës, mund të rezultojë habitati perfekt për rikthimin e Renatinhos së dikurshëm.

Përpara se të transferohej te Skënderbeu, 28-vjecari ka luajtur edhe në tre vende aziatike, si Japonia, Kina dhe Tailianda por edhe në Portugali me Portimomenensen. “Gjithmonë kam patur dëshirë të luaj në Europë” shprehet vetë Renatinho për “Uol Esporte”. “Në Portugali qëndrova vetëm për periudhë 6-mujore dhe gjërat nuk shkuan shumë mirë për mua por tashmë jam pjesë e skuadre të madhe si Skënderbeu që ka fituar shumë në vitet e fundit” vijon më tej 28-vjecari. Me korcarët Renatinho shënoi një supergol në miqësoren e zhvilluar në Spanjë ndaj Dynamos së Kievit, ndërkohë që në kampionat debutoi në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat