Java 21, zyrtarizohen oraret e ndeshjeve

Sporti

Java 21, zyrtarizohen oraret e ndeshjeve

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 23:15

Përcaktohen oraret e sfidave për javën e 21 të Kategorisë Superiore, e cila është vendosur të luhet e tëra të shtunën e 13:00 shkurtit. 4 takime do të zhvillohen në orën 13 të së shtunës, dhe vetëm njëra në orën 16. Sipas kalendarit Tërbuni-Skënderbeu, Vllaznia-Partizani, Tirana-Bylis dhe Kukësi-Teuta do të zhvillohen në orën 13:00, ndërsa javën do ta mbyllë takimi Flamurtari-Laci në orën 16:00. Programi fillestar i javës së 21 ishte programuar me një sfidë të premten e 12 shkurtit, dhe 4 të tjerat një ditë më pas. Por mesa duket stadiumi Selman Stërmasi nuk është ende gati për të ndezur prozhektorët dhe për këtë arsye është spostuar në të njëjtën datë dhe orar me takimet e tjera.

Për aryse burokratike impianti i dytë i kryeqytetit nuk është ende gati për të organizuar një ndeshje në mbrëmje, gjë që mbetet peng i firmës në kontratën me OSSHE nga drejtuesit e kësaj të fundit. Në këtë mënyrë, sfida e kryeqytetit është vendosur të luhet të dielën në orën 13:00, për të mos krijuar probleme me skuadrat rivale, kur kujtojmë që në mesjavën e ardhshme do të luhen sfidat e kthimit të cerekfinales së kupës. Kalendari i plotë me oraret zyrtare i javës së 21 të Kategorisë Superiore është si në vijim.

java 21 e Kategorisë superiore

të shtunën ora 13:00 tërbuni vs skënderbeu

të shtunën ora 13:00 vllaznia vs partizani

të shtunën ora 13:00 tirana vs bylis

të shtunën ora 13:00 kukësi vs teuta

të shtunën ora 16:00 flamurtari vs laci

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat