Tirana, pas mbrojtjes funksionon edhe sulmi

Sporti

Tirana, pas mbrojtjes funksionon edhe sulmi

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 23:14

Gjashtë gola në dy ndeshjet e para të vitit 2016. Me paraqitjet përballë Tërbunit dhe Laçit në startin e gjysmës së mbetur të sezonit, Tirana konfirmoi se tashmë funksionon edhe sulmi.

Nga tre gola në secilën ndeshje, paraqitje të cilën bardheblutë e kishin regjistruar vetëm në një rast gjatë këtij sezoni, më 7 Nëntor 2015 përballë Tërbunit.

Ndërhyrjet në merkaton e Janarit, por mbi të gjitha harmonizimi i grupit dhe implementimi i ideve të trajnerit Daja ka dhënë efektet edhe në fazën ofensive.

Pikërisht kjo ishte një prej pikave ku drejtuesi i stolit ishte përqendruar gjatë, pasi më parë blindoi mbrojtjen. Në shtatë javët e fundit të Kategorisë Superiore, Tirana ka pësuar vetëm një gol, ndërsa ka regjistruar 4 fitore dhe tre barazime.

Me trajnerin Ilir Daja në drejtim, bardheblutë kanë humbur vetëm një nga 12 ndeshjet e zhvilluara, ndërsa ka pësuar vetëm tre gola.

Me një reparti difensiv, të shndërruar në më të mirin e kampionatit dhe sulmin tashmë të rikthyer, pjesëmarrja në kupat e Europës për herë të parë prej vitit 2012 duket një objektiv i realizueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat