Lavezzi drejt Kinës, tundohet edhe Ibrahimovic

Sporti

Lavezzi drejt Kinës, tundohet edhe Ibrahimovic

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 23:14

Ezequiel Lavezzi duket pranë largimit nga Paris Saint Germain. Destinacioni më i mundshëm i sulmuesit është Kina, me ofertën nga Shangai Shenhua.

Konfirmimi vjen nga trajneri i kampionëve të Francës, Laurent Blanc, që nuk i fshehu bisedimet e lojtarit 30-vjeçar me klubin e Superligës kineze.

Sipas trajnerit të parizienëve, Ezequiel Lavezzi po negocion rreth transferimit në Azi, megjithatë klubi mund të vendosë ta mbajë në kontingjent të paktën deri në ndeshjen e parë të 1/8 e Champions ndaj Chelsea-t. Transferimi duket thjesht dhe kjo është arsyeja përse zyrtarizimi i marrëveshjes mund të shtyhet edhe për disa ditë.

Përveç argjentinasit, në Kinë ëndërrojnë edhe yllin e madh të Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimovic. I interesuar mbetet gjithmonë klubi i Shangai Shenhua, që provon të joshë sulmuesin suedez, duke përfituar edhe nga fakti se lojtarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Nëse do të zgjidhte të transferohej në Kinë, Ibrahimovic, do të kishte rrogë me vlerë 18 milionë euro bruto në sezon. Shifra është e njëjtë me atë që sulmuesi përfiton aktualisht te PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat