Prishtina ka ngritje, Peja rënie!

Sporti

Prishtina ka ngritje, Peja rënie!

Nga: Shkruan: Blerim Krasniqi Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 19:20

Debate
Ekipet e basketbollit të Kosovës kanë një javë të ngjeshur në Sigal Uniqa Liga Ballkanike. Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi kanë hesapet e tyre dhe synojnë të dalin sa më mirë. Dy ekipet i pashë, për shembull Levskin me Pejën në Pejë që humbën pejanët dhe Prishtinën të dielën mbrëma me Pejën. Prishtina është favorite dhe ka një ngritje në cilësi të lojës me ardhjen e trajnerit të ri nga Qipro. E them favorite Prishtina duke u bazuar në fondin e lojtarëve, sepse trajneri i ri e ka një fond të konsiderueshëm me lojtarë më të mirë. Në shikim të parë të jep me qenë favoritë, ngase Prishtina ka edhe atmosferën në palestër, ka një ngritje në formë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat