Super Bowl - një super finale gjigande e sportit amerikan : Denver Broncos 24 pikë dhe Carolina Panthers, nga Karolina 10 pikë

Sporti

Super Bowl - një super finale gjigande e sportit amerikan : Denver Broncos 24 pikë dhe Carolina Panthers, nga Karolina 10 pikë

Nga: Beqir Sina - Summit New Jersey Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 18:57

SUMMIT - NEW JESEY : Megjithëse, në Europë, prej andej nga kan ardhur edhe shqiptarët e Amerikës, nuk ka të njëjtin sharm, apo rëndësi, si sport tek interesimi i shikuesve dhe adhuruesve të saj- por këtë natë pra Super Bowl 50-të, thuhet se një amerikën në 3, këtë pasdite me orën 15.30 në Shtetet e Bashkuara, 30 minuta pas mesnate me orën e Tiranës dhe Prishtinës, ka qenë para ekranit, dhe ka përjetuar me ankth lojën mes Denver Broncos apo Carolina Panthers, e cila përfundojë mbrëm afër mesnate këtu në SHBA, me fitoren e bukur të Denever Broncos.

Në Shtetet e Bashkuara mënyra më e bukur për të shikuar këtë ngjarje të madhe sportive, është që amerikanët të mblidhen së bashku në lokale, e restorante luksoze, mjedise argëtuese dhe shtëpitë e tyre, për të shijuar me një entusiasëm të paparë këtë finale të madhe të futbollit amerikan Super Bowl- e cila këtë vitë nxorri në finale duke skuadra të forta Denver Broncos dhe Carolina Panthers, nga Karolina.

Sytë pra gjithë Amerika i mbajti për afro tre orë në “Levi’s Stadium” pasi Superbol në Amerikë, është si një rast për t’u mbledhur të gjithë në familje dhe për të parë ndeshjen, si një festë Krishtlindjesh apo një dasmë, fejesë apo diplomim .

Shqiptarët, zgjodhën edhe ata mënyrën amerikane, për të shijuar bukurinë e këtij sporti - ku shumë shqiptarë janë edhe tifozë të medhenjë të skuadrave të zemrës së tyre, shpesh her edhe të qyteteve ku banojnë.

Mbrëmë në lokalin e njohur në Nju Jersey, Fiorino me pronar Sabit Bytyqin, së bashku me një grup shqiptarësh ishte edhe miku i shqiptarëve kongresisti demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engel, dy djemtë dhe stafi tij.

Nga Dallasi ishin veprimtarët e komunitetit Nazar Mehmeti, Ismet Smajli, Gani Fejza, Ylber Korça, të cilët iu bashkuan në këtë mbremje të gëzuar sportive, ne lokalin Fiorino, edhe veprimtarëve të komunitetit, miqve të tyre, Harry Bajraktari, Musli Mulosmani, Sabit Bytyqi, Sergio Bytyqi, Elmi Berisha, Halil Mula, Gëzim Nika, Arberie Hadergjonaj, Florim Krasniqi, Sherif Nezaj,

Veprimtari i komunitetit, ish botuesi i gazetës Illyria, Harry Bajraktari, duke lujtuar ne skedat e Super Bowl fitoi mbrëmë 30 mijë dollarë, ndërsa Elmi Berisha fitoi skendën e vogël që organizuan në këtë darkë bujare dhe sportive, miqt shqiptare mes njeri tjetrit.

Simbas gazetareve, thuhet se mbi 110 milionë njerëz në SHBA, e ndoqën mbrëmë Superbowl, finalen e futbollit, programin më te ndjekur televiz në SHBA. E cila përfundojë 24 me 10 për “skifterët’ e Denver Broncos nga Kolorado.

Denver Broncos edhe Carolina Panthers, dy skuadrat që u përballen në këtë përvjetor jubilar, të 50-in, luajtën në stadiumin “Levi’s Stadium” Los Angelos të Kalifornisë.

Ky ka qenë një super transmetim pasi NFL dhe CBS transmetoi ekskuzivisht eventin më të madh sportive në Amerikë në aspektin teknologjik, i cili u sponsorizua nga aerokompania turke Turkish-Airline .

Sa për kuriozitet në stadium ishin vënë në fushë 256 mikrofona elektronikë, mbi 100 telekamera vetëm për pjesën para ndeshjes dhe spektaklin mes pjesëve, 3 telekamera nga ajri, dhe plot 5000 kamerave për përsëritjet në 360 gradë të gjithë fazave të lojës.

70 mijë spektatorë fatlumët ishin ata që e ndoqën nga karriget e stadiumit në Santa Clara, dy hapa nga San Francisko. Me fat dhe të pasur pasi duhet ta haronin cmimin zyrtar të biletave nga 500 deri në 1800 dollarë amerikan.

Kurse orët e fundit u tha se janë shitur bileta për një cmim prej plot 27.983 Dollarësh.

Simbas shtypit thuhet se :”Kjo e kësaj natë që premton të jetë një finale e luftuar deri në fund. Denver Broncos në pjesëmarrjen e 8 në Superbowl, por me vetëm dy fitore, të fundit 17 vjet më parë, ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Carolina Panthers në pjesëmarrjen e saj të dytë në superndeshjen historike pas asaj të parës ku u mund në 2004 nga Patriots, nuk është keq në mbrojtje por mund të krenohet me sulmin më efikas. Në sezonin e rregullt që e mbylli duke humbur vetëm 1 ndeshje në 16, realizoi 500 pikë. Meritë e quarterback-ut të saj gjigand, Cam Newton 26 vjecar që ka realizuar personalisht në aksion 10 touch down duke u zgjedhur si sulmuesi më i mirë i vitit, ndërkohë që rivali i tij Peytton Manning në kufirin e 40 viteve nuk është më regjisori kirurgjikal 12 dy sezone më parë thyente një seri rekordesh. Ka pranuar vetë se ka një krah më të dobët dhe askush nuk pret më që të jetë ai njeriu që do të zgjidhë superndeshjen.”

Ekspretët, në fakt presnin që kjo Super finale të ishte si një ndeshje shahu, shumë taktike që në Las Vegas, mendohej se do të përfundonte me një diferencë jo të madhe pikësh në favor tëndonjërës por ndodhi ajo që edhe ndodh në sport Denver Brocos fitoi 24 me 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat