Gazzeta dello Sport i thur elozhe Ujkanit

Sporti

Gazzeta dello Sport i thur elozhe Ujkanit

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 18:31

Katër ndeshje dhe asnjë humbje me skuadrën e re. Samir Ujkani po përjeton momentet më të mria në karrierë, dhe transferimi i tij tek Latinae Series B duket të jetë mëse i qëlluar.

Që prej ardhjes së tij në këtë klub, Latina ka marrë 10 pikë, derisa ka pranuar vetëm një gol, kurse para ardhjes së Ujkanit ndodhej në zonën për t’u larguar nga Serie B.

Tani i thurr elozhe gazeta më e madhe në Itali, ‘Gazzeta dello Sport’.

Ujkani ishte heroi i ndeshjes së fundit të mbyllur 0:0 në fushën e Ascolit.

“0:0 ishte rezultati i ndeshjes Ascoli Latina, ku u pa një sfidë nga portieri Samir Ujkani. Ai ishte deciziv në dy raste në minutat 27 dhe 32 të pjesës së dytë. Performancë mjeshtërore e tij”, shkruante Gazzeta dello Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat