Keqkuptim apo shaka

Sporti

Keqkuptim apo shaka

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 13:55

Skënderbeu është rikthyer te fitorja, ku në javën e 20-të të Superiores dhe ka mposhtur në Korçe, Kukësin. Dy here Salihi dhe një gol i Xhejmsit iu mjaftuan kampioneve të merrnin tri pikët duke triumfuar 3-1 ndaj verilindoreve.

Kjo ka bërë që edhe atmosfera në ekip të jetë me se optimale, ndonëse dje u pretendua e kundërta. Kjo të paktën nga ajo qe u vu re përmes pamjeve filmike gjate takimit, pikërisht në momentin e zëvendësimit të Liridon Latifit nga Leonit Abazi.

Në momentin e parë u dukë sikur numri 27 i Skënderbeut nuk e priti mirë largimin nga fusha dhe pati një “përplasje” me trajnerin Mirel Josa. Por gjithçka ka qene në kuadrin e shakasë. Kjo të paktën nga ajo që benë me dije klubi korçar përmes postimit të një njoftimi ne faqen zyrtare te klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat