Prishtina, nuk do të ndalemi, synojmë t’i mbrojmë dy trofetë

Sporti

Prishtina, nuk do të ndalemi, synojmë t’i mbrojmë dy trofetë

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 12:06

Fundjava do të jetë interesante në basketbollin e Kosovës, për faktin se do të zhvillohen ndeshjet e finales së Kupës. Te femrat dihet se në finale do të ballafaqohen Prishtina-Penza dhe do të jetë një ndeshje që vështirë është trë parashikohet fituesi. “9 tituj te kampionit dhe 8 trofe te Kupës së Kosovës e bëjnë KB Prishtina - Femrat skuadrën me të suksesshme në basketbollin femëror në vendin tonë.
Në këtë fundjave, me saktësisht me 14 shkurt 2016, KB Prishtina - femrat synon ta mbrojë Kupën e fituar një edicion më parë.
Kupa e Kosovës do të organizohet në Prishtinë, ndërsa KB Prishtina - femrat në finale do të perballet me rivalen e përbetuar, KB Penzën nga Peja.
Ne nuk do të ndalemi, synojmë t’i mbrojmë dy trofetë e fituar një edicion më parë.
T’ia fillojmë me Kupën e Kosovës të dielën...”, thuhet nga KB Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat