Berisha, pse e zgjodhi numrin 14-të?

Sporti

Berisha, pse e zgjodhi numrin 14-të?

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:36

Bernard Berisha, ish-mesfushori i Skënderbeut, tashmë lojtar i Anzhit, ka zgjedhur numrin që do të mbajë te skuadra ruse.

Pejani ka vendosur të mbajë numrin 14, e këtë e bën në nder të Hamdi Salihit, të cilin ai e konsideron një ikonë.

Diçka të tillë, Berisha e lajmëron me anë të një postimin në faqen e tij zyrtare në facebook ku shkruan:

“Në Rusi do të mbaj numrin 14, prej Salihit. Nuk dua ti harroj asnjëherë momentet fantastike që kam kaluar në Korçë. Këtë numër e mban pikërisht një ikonë si Hamdi Salihi! Mbaj këtë numër sepse ky njeri na dha suksese të jashtëzakoshme!”, ka shkruar Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat