Talenti i madh shqiptar në 11-shin e javës në Zvicër

Sporti

Talenti i madh shqiptar në 11-shin e javës në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:02

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Florian Kamberi, vërtet ka mahnitur në takimin e javës së 19-të të Kampionatit të Zvicrës. Kamberi ka qenë kryetrimi i një pikë që importoi Grasshoppers nga Bernë, duke barazuar 1:1 me Young Boys-in. Ai ishte autor i golit që befasoi të gjithë. 20-vjeçari bëri paraqitje fantastike ndaj Young Boys-it dhe u vlerësua lart, duke u fut edhe në 11-shin e javës nga portali zviceran ‘Blick’. Në 11-shin e javës janë edhe Joel Mall (portier) i Grasshoppersit, Nicolas Schindelholz (Thun), Silvan Hefti (St. Gallen), Sandro Wieser (Thun), Gonzalo Zarate (Thun), Renato Steffen (Basel), Matias Delgato (Basel), Kim Kallastrom (Grasshoppers), Guillaume Hoarau (Young Boys), Florian Kamberi (Grasshoppers) dhe Moussa Konate (Sion).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat