Basketboll, Kampionati U-18, Tirana fiton sfidën e kreut

Sporti

Basketboll, Kampionati U-18, Tirana fiton sfidën e kreut

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 00:00

Virtus dhe Tirana dy skuadrat e vetme pa asnjë humbje deri në javën e pestë të Kampionatit U-18 të basketbollit për meshkuj u përballën në një sfidë interesante ku disa nga të rinjtë më premtues të koshit shqiptar zbritën në parketin e pallatit të sportit “Farije Hoti”. Në praninë e qindra shikuesve, Tirana arriti të dominonte ndaj kundërshtarëve me rezultatin 66-56 edhe pse ndeshja nisi e ekujlibruar. Ishte Virtus që mbajti kryesimin deri në fundin e periodës së tretë, por gjatë fraksionit të katërt, bardheblutë arritën të bënin diferencën me qëndrën Frenki Lilaj që është njëkohësisht edhe kapiten i ekipit.

Paraqitje pozitive dhuroi edhe Eldi Hysa me disa gjuajtje të sakta për tre pikë, ndërsa në krahun tjetër, Kristian Pashaj nuk arriti të mbante në lojë skuadrën e Virtusit që në gjirin e saj ka lojtarë të datëlindjes 1999, çka do të thotë se kjo skuadër ka hedhru themele të shëndosha për sezonin e ardhshëm. Në takimet e tjera të kjësaj jave, Skënderbeu kaloi Galaktikët 42-34, ndëqrsa Teuta shkatërroi Ardhmëria Basket 60-31. Tirana kryeson klasifikimin me 12 pikë, e ndjekur nga Virtus me 11 dhe Skënderbeu me 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat