Reali fiton me vuajtje ndaj Granadës

Sporti

Reali fiton me vuajtje ndaj Granadës

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 23:16

Reali i Madridit vuajti shumë për të marrë fitoren në fushën e Granadas, te cilën e mposhti me rezultatin 1-2. Një perlë e kroatit Luka Modric kur loja po i drejtohej fundit, mbajti në garë skuadrën e Zinedine Zidane për titullin kampion. Los Blancos e dominuan sfidën gjatë pjesës së parë, duke shënuar me Benzema në minutën e 30.

Mirëpo në fraksionin e dytë pikërisht në momentin më të mirë të miqve El Arabi, i cili kishte vetëm dy minuta në fushë, pasi mori një pasim perfekt nga Rochina bëri që të shpërthente entuziazmi në stadium e ri Los Carmenes.

I njëjti autor e dërgoi për herë të dytë topin në rrjetë në minutën e 71, por në këtë rast pozicioni i tij ishte i parregullt.

Për të shmangur një hap të gabuar në këtë sfidë mendoi Luka Modric, që shkarkoi të djathtën nga një distancë e largër për të mos i dhënë asnjë shans portierit Fernandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat