Sallahi shënoi dhe i solli pikë Karlsruher-it

Sporti

Sallahi shënoi dhe i solli pikë Karlsruher-it

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 17:17

Ish-futbollisti i Bayernit nga Munihu, Ylli Sallahi, shënoi për Karlsruher-in, e cila para shikuesve të vet barazoi me rezultat 1:1 me FSV Frankfurtin, në takimin e javës së 20-të të Bundesliga II. Futbollisti shqiptar dha kontribut të madh dhe në minutën e 72-të e barazoi rezultatin 1:1. Sallahi luajti nga minuta e 69-të, por aktivizimi i tij dha fryt. Besar Halimi, reprezentues i Kosovës u paraqit standard deri në minutën e 78-të për FSV Frankfurtin, kurse Edmond Kapllani luajti nga minuta e 89-të dhe u kthyen me një pikë nga ky udhëtim i vështirë. Karlsruher-i është në vend të 10-të me 26 pikë, ka tri më tepër se FSV Frankfurt në pozitën e 14-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat