Napoli me mund të madh

Sporti

Napoli me mund të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 17:01

Skuadra e Napolit me mund të madh triumfoi me rezultat 1:0 kundër Carpit. Napolitanët kanë pritur një fitore më të lehtë, por hasën në rezistencë të madhe të skuadrës kundërshtare. Në minutën e 56-të, Bianco u ndëshkua me karton të kuq pas dy verdhëve dhe duke lënë me një futbollist më pak Carpin dhe kjo i dha më shumë mundësi Napolit që të kontrollojë lojën në vazhdim. Në minutën e 69-të, sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, ka qenë i saktë nga penalltia dhe ia siguroi fitoren skuadrës së tij. Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj luajti titullar për Napolin, shfaqi angazhim të madh dhe iu gëzua fitores e cila ia ruan kryesimin me 56 pikë pas 24 jave në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat