Arsenali i kthehet fitoreve

Sporti

Arsenali i kthehet fitoreve

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 16:25

Arsenali ka arritur fitore kundër Bournemouthit me rezultat 0-2.

Topçinjtë ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo ishte një fitore plotësisht e merituar.

Goli i parë erdhi në minutën e 23-të nga ylli gjerman, Mesut Ozil, i cili u asistua nga Olivier Giroud.

Vetëm pas një minute shënoi Alex Oxlade-Chamberlain, pas një asistimi nga Aaron Ramsey.

Pjesa e dytë ishte me raste, posaçërisht nga mysafirët, por pa gola.

Pas kësaj fitore Arsenali ngjitet në pozitën e tretë me 48 pikë, ndërsa Bournemouthi në vendin 15 me 28 pikë.

Ndeshja e ardhshme e londinezëve është ndaj Leicester Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat