Bunjaku 75 minuta, St. Gallen humb

Sporti

Bunjaku 75 minuta, St. Gallen humb

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 16:13

Skuadra e St. Gallenit ka qenë i pafat para shikuesve të vet, duke e nisur me humbje pjesën e dytë të Kampionatit të Zvicrës. Futbollisti shqiptar, Albert Bunjaku, ndryshe anëtar i kombëtares së Kosovës, u paraqit titullar, por nuk i shkoi mbarë me ekipin e tij. Vendasit kaluan në epërsi me golin e Aleksiq në minutën e 36-të, por kjo nuk iu mjaftoi, ngase mysafirët shënuan përmes Buess (52’) e Wieser (94’) dhe u kthyen me tri pikë. St. Gallen është në vend të gjashtë me 23 pikë sa ka edhe Thun një pozitë më poshtë pas 19 javëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat