Kabashi ‘ikë’ nga Prishtina, shkon trajner në Trepçë

Sporti

Kabashi ‘ikë’ nga Prishtina, shkon trajner në Trepçë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 15:43

Taib Kabashi ia kthen shpinën klubit të hendbollit Prishtina (meshkuj) dhe rikthehet pas 7 viteve në klubin aty ku u formua e u rrit si lojtar dhe më pas u pjek si trajner në Trepçën nga Mitrovica. Kabashi ‘ikë’ nga Prishtina dhe tani do të drejtojë timonin e klubit mitrovicas, me ambicie të qarta për të rikthyer namin që kishte ky kolektiv. Kabashi në një postim në facebook bën të ditur rikthimin në Trepçë, klub që është në vendin e parafundit (i nënti) me 7 pikë në Superligën e Kosovës. Rikthimi i Kabashit jep shpresa se mitrovicasit do të këndellen dhe bëhen një ekip edhe më fortë në vazhdim të kampionatit.

“Për 7 vjet kemi fituar me KH Prishtinën 7 trofe, 1 herë fitues i kupës për senior, 2 herë kampion për seniorë, 2 herë kampion me juniorë, 2 herë kampion me kadetë. Arsyeja kryesore e largimit është të jem më afër familjes dhe me marrëveshje me KH Prishtinën. Kam kaluar mirë me Prishtinën dhe jemi ndarë miqësisht. Falënderoj kryesinë dhe lojtarët për bashkëpunim që kemi pas gjatë këtyre 7 vjetëve", tha Kabashi për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat