Sfidë e çmendur në Bentegodi, por pa fitues

Sporti

Sfidë e çmendur në Bentegodi, por pa fitues

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 14:32

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Hellas Veronës me rezultat 3-3.

Kjo ndeshje një nga ato ndeshjet që nuk duhet humbur, Marc'Antonio Bentegodi ishte një arë golash e cila dukej sikur jepte një forcë magnetike te vendasit, por edhe shpresë të mysafirët.

Kjo ndeshje filloi me golin e Jeison Murillo në minutën e tetë, por mysafirët përmbysën gjithçka me anë të Filip Helander (12’) dhe Eros Pisano (16’) dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë Verona befasoi edhe një herë të gjithë, pasi mesfushori moldav, Artur Ionita, shënoi për 3-1.

Por, tani filloi drama dhe spektrali, pasi sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, shënoi në minutën e 61-të, i cili u asistua nga Perisic.

I inkuadruari në pjesën e dytë, kroati Ivan Perisic, barazoi rezultatin në 3-3 duke e bërë këtë sfidë elektrizuese.

Pas golit të tretë të Interit mysafirët u kthyen në mbrojte duke munduar të mbajnë rezultatin me mish e shpirt dhe ia arritën.

Pas këtij barazimi Nerazzurrët vazhdojnë në pozitën e katër me 45 pikë, ndërsa Hellas Verona në të fundit me 15 pikë.

Ndeshja e ardhshme e ekipit të drejtuar nga Roberto Mancini është kundër Fiorentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat