Zvicerani Janka shkëlqen në Korenë e Jugut

Sporti

Zvicerani Janka shkëlqen në Korenë e Jugut

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 12:55

Skiatori nga Zvicra, Carlo Janko, shkëlqen në disiplinë e supersllallomit të madh në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Jeongseon të Koresë së Jugut. Zvicerani bëri rrëshqitje pothuajse pa gabime dhe arriti në pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:26,98 minuta apo ishte më i shpejt për 82 qindtat e sekondës se italiani Christof Innerhofer. Janka ishte në formë të jashtëzakonshme dhe realizoi fitore të madhe.

Ndërkaq austriaku Vincent Kriechmayr u rendit në vend të tretë me kohë më të dobët për një sekondë e gjashtë të qindtat se vendi i parë. Kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher, nuk tregoi përformancë të mirë, duke u renditur në pozitën e shtatë me kohë më të dobët për një sekondë e 32 qindtat se fituesi i garës. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher, udhëheq me 1005 pikë, duke lënë pas vetes Aksel Lund Svindal (Norvegjia) me 916 pikë, norvegjezët Henrik Kristoffersen (871) e Kjetil Jansrud (735). Në renditjen e përgjithshme të supersllallomit të madh, Aksel Lund Svindal, prin me 310 pikë, i ndjekur nga amerikani Andrew Weibrecht (190) e norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde (185).


Rezultatet

1. Carlo Janka (Zvicra) 1.26.16
2. Christof Innerhofer (Italia) 0.82
3. Vincent Kriechmayr (Austria) 1.06
4. Aleksander Kilde (Norvegjia) 1.21
5. Peter Fill (Italia) 1.26
6. Romed Baumann (Austria) 1.30
7. Marcel Hirscher (Austria) 1.32
8. Blaise Giezendanner (Franca) 1.40
9. Hannes Reichelt (Austria) 1.44
10. Andreas Sander (Gjermania) 1.49


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat